Toronto vetëm një hap larg kualifikimit për finalen e madhe

Toronto vetëm një hap larg kualifikimit për finalen e madhe

24 May 2019 21:11

Toronto Raptorsi është vetëm një fitore larg kualifikimit historik për në finalen e madhe të ligës NBA.

Skuadra nga Kanadaja në ndeshjen e pestë finale të konferencës së lindjes, ka mposhtur në udhëtim Milwaukee Bucksin, me rezultat 105:99.

Në Milwaukee, vendësit ishin skuadër më e mirë se kundërshtari gjatë pjesës më të madhe të takimit, me epërsinë më të lartë që shkonte deri në plus 14 pikë.

Toronto e udhëhequr nga Kawhi Leonardi përmbysi gjithçka vetëm në minutat e fundit për të arritur fitore, e cila i dërgon shumë afër finales së parë në histori të klubit, transmeton KTV.

Leonardi ishte padyshim më meritori për fitoren e madhe të Torontos me 35 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime, kurse paraqitje fantastike kishte edhe rezervisti Fred VanVleet, i cili shënoi 21 pikë, të gjitha nga distanca për tre pikë.

Te Bucksi më i miri ishte Giannis Antetokounmpos me 24 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, por që ishin të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme