Sport

Feronikeli dyfishon epërsinë

Në minutën e 27-të, Mendurim Hoti dyfishon epërsinë ndaj Trepçës 89.


Feronikeli kalon në epërsi

Ka shënuar Astrit Fazliu i Feronikelit për rezultatin 0-1 ndaj Trepçës 89.


Trofeu i cili i çon skuadrat kosovare në Evropë, është duke u zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” mes fituesit të Superligës, Feronikelit dhe Trepçës 89.

Fituesi i Kupës siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Evropës, që sjell benefite të shumta.

Ndonëse Feronikeli tashmë e ka siguruar Champions Ligën, Trepça 89 do të luftojë që ta fitojë ndeshjen në mënyrë që të paraqitet në garat evropiane.

Feronikeli të dielën festoi titullin, duke fituar 2:0 ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës. Trepça '89 të dielën fitoi 4:0 ndaj KEK-ut, por ishte kjo një fitore e vonshme që “xehetarët” nuk i largoi nga zona e barazhit, në të cilën ranë papritur pak xhiro para fundit.

Trepçën '89 pas finales së Kupës e pret ndeshja vendimtare për mbetje në elitë, ajo e barazhit ndaj Vëllaznimit. ‘89-shi ka mbyllur edicionin në pozitën e nëntë në Superligë.