Falcao pranë kthimit te Atletico

Falcao pranë kthimit te Atletico

24 May 2019 17:59

Atletico Madridi është futur në garë për transferimin e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao, i cili po kërkohet edhe nga Valencia. Lajmi është bërë i ditur të premten nga gazeta spanjolle “Diario AS”.

Falcao 33-vjeçar, do të largohet nga Monaco gjatë kësaj vere edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020, transmeton “Koha Ditore”. Te Atletico janë të gatshëm të paguajnë rreth 12 milionë euro dëmshpërblim për Falcaon, i cili për dy vite ka qenë pjesë e ekipit spanjoll (2011-2013).

Falcao këtë edicion ka shënuar 16 gola në 38 ndeshje për Monacon, ekip të cilit iu bashkua nga Atletico për 60 milionë euro.

Sulmuesi kolumbian karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Manchester Unitedi, Porto e River Plate. Ai ka edhe 81 ndeshje e 32 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Kolumbisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme