Sport

Kosova me katër shenjëtarë përfaqësohet në Kupën Botërore

Përfaqësuesja e Kosovës në Shenjëtari Sportive është nisur sot për në Gjermani për të marrë pjesë në Kupën Botërore që mbahet në Munich nga 24-31 maj 2019, transmeton Koha.net.

Kosova do të garojë me katër sportistë në disiplinat pushkë dhe pistoletë.

Kjo garë mbahet nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive – ISSF, derisa Kosovën do ta përfaqësojnë:

Në disiplinën pushkë 10 metra

Urata Rama – Gagica

Drilon Ibrahimi

Në disiplinën pistoletë 10 metra

Lumturie Rama

Nexhat Sahiti

Federata pret sukses nga kjo garë ndërkombëtare ku edhe pritet të arrihet norma minimale olimpike, gjë që mundëson marrjen e pikëve për kualifikim dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokyo 2020.