Sport

Perezi i bashkohet Alavesit

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Lucas Perez do të kthehet në Spanjë për të vazhduar karrierën te skuadra e Alavesit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Alavesi tashmë ka arritur marrëveshje me West Hamin për transferimin e Perezit, që do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji, transmeton Koha Ditore. 

Për kartonin e 30-vjeçarit, Alavesi do t'i paguajë ekipit anglez 2.3 milionë euro dëmshpërblim derisa Perez me ekipin e ri do të firmos kontratë trivjeçare.

Perez verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Arsenali për 4.4 milionë euro, por regjistroi vetëm katër paraqitje në Premier League. Ai karrierë ka bërë edhe te Deportivo La Coruna, PAOK-u, Karpaty Lviv, Dynamo Kiev e Rayo Vallecano.