Sport

Lippi kthehet te Kina

Tekniku nga Italia, Marcello Lippi është rikthyer në postin e seleksionuesit të Përfaqësueses së Kinës, përcjellin të premten mediumet e huaja.

Lippi 71-vjeçar, është kthyer në këtë post pas vetëm katër muajve, pasi në janar dha dorëheqje pas eliminimit në Kupën e Azisë, transmeton Koha Ditore.

Te Përfaqësuesja e Kinës, Lippi e ka zëvendësuar italianin tjetër, Fabio Cannavaron që ka dhënë dorëheqje për t'u fokusuar te ekipi Guangzhou Evergrande ku edhe e ka rolin e trajnerit.

Lippi ka thënë se synim i tij është ta udhëheqë Kinën drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror "Katari 2022". Lippi e ka udhëhequr Kinën në 31 ndeshje, duke regjistruar 13 fitore, tetë barazime dhe 11 humbje.