Dortmundi interesohet për Manxhukiqin

Dortmundi interesohet për Manxhukiqin

24 May 2019 13:09

Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, kroatin Mario Manxhukiq.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga revista gjermane "Bild", përcjell Koha Ditore.

Mësohet se te Dortmundi e shohin Manxhukiqin si përforcim të duhur për repartin e sulmit në edicionin e ri. Për kartonin e tij, Dortmundi është i gatshëm t'i paguajë Juventusit dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Sulmuesi 33-vjeçar, ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Manxhukiq është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Bayern Muencheni, Wolfsburgu, Dinamo Zagrebi, Zagrebio e Marsonia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme