Sport

Konrad De La Fuente, amerikani që po rritet te Barça

Descriptive Text

Kur i linduri në Miami, Konrad De La Fuente u zhvendos me familjen e tij në Barcelonë në moshën 11-vjeçare, ai kishte një aftësi të natyrshme që sugjeroi se kishte gjetur një shtëpi të re ideale.

Në "La Masia", akademinë e famshme të Barcelonës, e cila ka nxjerrë lojtarë si Lionel Messi, Xavi Hernandez e Andres Iniesta, i referohen kësaj aftësie si ADN-ja e Barçës, shkruan The Guardian, përcjell Koha Ditore.

"Unë mund të luaj në dy krahët, jam i shpejtë, dribloj mirë, jam efikas në lojën një me një dhe jam një golashënues", insiston De La Fuente kur pyetet për aftësitë e tij. "Lojtari që e adhuroj më së shumti, natyrisht që është Messi, por bazuar në karakteristikat e mia mund të them se më shumë i ngjaj Ousmane Dembeles. Jam i vendosur për të shkuar hapave të tyre, pasi deri më tash gjithçka po shkon mirë në karrierën time".

Ruben Marti është trajner te Marceti, degë e akademisë, së cilës De La Fuente iu bashkua kur shkoi për herë të parë në Barcelonë.

De La Fuente u stërvit te Marceti përpara se të transferohej të CF Damm, degë tjetër e akademisë së Barcelonës dhe pastaj kur arriti moshën, te La Masia në kategorinë U-13.

Marti e përshkruan De La Fuenten si një lojtar të jashtëzakonshëm, i cili u shkakton telashe të mëdha mbrojtësve kundërshtarë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)