Sport

Liverpooli interesohet për Andersonin

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e West Ham Unitedit, brazilianin Felipe Anderson.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja "Daily Mail. Liverpooli tashmë ka kontaktuar West Hamin dhe për transferimin e Andersonit gjatë verës është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro.

Anderson 26-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.

Braziliani verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Lazio për 38 milionë euro dhe shkëlqeu në edicionin e tij të parë në Premier League.

Ai ishte ndër lojtarët më të dalluar të West Hamit, me dhjetë gola e pesë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat. Anderson ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2022.