Sport

Presidenti i PSG-së nën hetime për korrupsion

Foto: Franck Fife / AFP / Getty Images

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi është duke u hetuar për korrupsion, ka thënë një zyrtar gjyqësor francez, raporton The Guardian.

Akuza preliminare e “korrupsionit aktiv” është ngritur nga mesi i muajit maj, ka thënë zyrtari, i cili ka folur në kushte të anonimitetit sepse nuk ishin të autorizuar për të folur rreth hetimit në mënyrë publike, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj çështje.

Derisa gazeta Le Parisien raporton se Khelaifi është i dyshuar për nënshkrimin e një pagese në vlerë prej 3.5 milionë dollarë për ish-presidentin e Federatës së Federatës së Atletikës, Lamine Diack, për të ndihmuar Katarin që ta fitojë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror të Çiklizmit në sallë.