Interi insiston për Lukakun, ofron një lojtar dhe para Foto: Reuters

Interi insiston për Lukakun, ofron një lojtar dhe para

23 May 2019 11:25

Skuadra e Interit po insiston në transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku gjatë kësaj vere, raporton "Sky Sports".

Bëhet e ditur se Interi tashmë ka kontaktuar sulmuesin belg, i cili më herët pati deklaruar se ka dëshirë që një ditë të luaj në Serie A, transmeton Koha Ditore.

Lukaku 26-vjeçar, ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti.

Në edicionin e sapopërfunduar, Lukaku ka shënuar 15 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat për Manchesterin.

Për transferimin e Lukakut, Interi është i gatshëm të ofrojë kartonin e Ivan Perishiqit plus 30 milionë euro dëmshpërblim.

Krahas Lukakut, skuadra nga Serie A ka shprehur interesim edhe për një lojtar tjetër të Premier Leagues. Bëhet fjalë për nigerianin Victor Moses, që është i huazuar te Fenerbahçe nga Chelsea.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme