Banaszczyk, kampionia e parë botërore në karate nga Polonia

Banaszczyk, kampionia e parë botërore në karate nga Polonia

23 May 2019 13:50

Dorota Banaszczyk ka një shprehi për të bërë gjëra të papritura. Nga heshtja e djemve në klasën e saj, që buzëqeshnin kur ajo nisi të stërviste karate në moshën shtatëvjeçare e deri te shokimi i vendit të saj, Polonisë, duke u bërë kampionia e parë e botës nga Polonia në këtë sport vitin e kaluar.

Derisa 22-vjeçarja, tash e renditur në pozitën e gjashtë në ranglistën botërore në kategorinë deri në 55 kilogramë në kumite, do të jetë në mesin e favoriteve për medalje kur karateja të debutojë në Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm. Ajo nuk ishte vlerësuar e tillë në Botërorin e vitit të kaluar, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

Duke u futur në garën në Madrid si e 28-ta në renditjen botërore, ajo u largua me medalje të artë dhe me çmimin e më së mirës së turneut.

"Ishte befasi e madhe për mua", thotë Banaszczyk, por nuk ishte asgjë kjo krahasuar me reagimin në vendlindje. "Për njerëzit në Poloni ishte shok; shoqëria ime nga skuadra nuk po mund të besonte se çfarë po ndodhte, ishte e vështirë të besohej. Për herë të parë në histori të kampionateve botërore, ne dëgjuam himnin nacional të Polonisë. Për Poloninë ishte edhe më e veçantë pasi e gjitha ndodhi në prag të përvjetorit të pavarësisë. Kur vjen te karateja në Poloni, për fat të keq ne nuk kemi kushte profesionale. Unë kam arritur të bëj diçka nga asgjëja, në fakt e vetme me trajnerin dhe një grup të vogël të njerëzve. Kemi merituar këtë sukses dhe kemi dëshmuar se nëse vërtet dëshiron, atëherë mund të plotësosh ëndrrat tua. Tash jemi duke punuar fort për hapin e radhës, që është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Tokio".

Me prejardhje nga qyteti industrial Lodz në qendër të Polonisë, Banaszczyk dukej e destinuar për karate, ndonëse fillimisht pati pak inkurajim nga disa prej moshatarëve të saj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme