Shiten biletat për Angli - Kosovë, shqiptarët blerësit kryesorë

Shiten biletat për Angli - Kosovë, shqiptarët blerësit kryesorë

Tahir Sopi Tahir Sopi 23 May 2019 09:34

Ndonëse janë edhe katër muaj gati deri te përballja ndërmjet Anglisë e Kosovës, mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se të gjitha biletat e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në stadiumin "St. Mary's" të Southamptonit janë shitur.

E përditshmja "Daily Echo" ka njoftuar se të gjitha biletat që ishin në dispozicion nga Federata e Futbollit e Anglisë janë shitur, duke mos llogaritur këtu pesëpërqindëshin që i takon Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), transmeton Koha Ditore.

Biletat për këtë ndeshje janë nxjerrë në shitje gjatë javës së shkuar dhe kanë qenë të ndara në tri kategori.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës i takon Grupit A të eliminatoreve për "Euro 2020". Do të luhet më 10 shtator në orën 20:45. Anglia është lidere e grupit me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kosova ka një pikë nga një ndeshje.

"Biletat që ishin në dispozicion për ndeshjen Angli - Kosovë tashmë janë shitur. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 shtator në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020' dhe nis në orën 20:45", ka shkruar "Daily Echo"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme