Barcelona me ofertë për Gomezin

Barcelona me ofertë për Gomezin

22 May 2019 13:28

Skuadra e Barcelonës edhe zyrtarisht është në negociata me Celta Vigon për sulmuesin Maxi Gomez, përcjellë "Mundo Deportivo" të mërkurën.

Bëhet e ditur se Barça tashmë ka ofruar 40 milionë euro për shërbimet e Gomezit, i cili po shkëlqen në La Liga prej se është transferuar në vitin 2017, transmeton Koha Ditore.

22-vjeçari, ka shënuar 30 gola në 68 ndeshje në kampionatin spanjoll kurse vetëm këtë edicion ka 13 gola. Ai te Celta është transferuar nga Defensori për katër milionë euro dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022.

Te Barcelona, Gomez shihet si rezervist shumë i mirë për uruguajanin tjetër, Luis Suarez. Gomez ka edhe 11 ndeshje për Uruguajin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme