City në garë për Iscon

City në garë për Iscon

22 May 2019 13:26

Manchester City po e rivalizon Manchester Unitedin për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se City është i gatshëm t'i paguajë Real Madridit 120 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Iscos gjatë kësaj vere.

Mesfushori 27-vjeçar, pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe te City shihet si zëvendësim për Ilkay Guendoganin. Isco ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022 kurse është pjesë e ekipit prej vitit 2013 kur u transferua nga Malaga, transmeton Koha Ditore.

Këtë edicionin, Isco ka regjistruar 37 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat. Krahas interesimit nga ekipet angleze, Isco po kërkohet edhe nga PSG-ja e Juventusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme