Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Angli-Kosovë

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Angli-Kosovë

22 May 2019 12:58

Kombëtarja angleze e futbollit ka njoftuar se biletat e vëna në dispozicion për ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës janë shitur të gjitha.

Në një njoftim zyrtar, Kombëtarja angleze ka falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen.

“U shitën të gjitha. Duke iu falënderuar mbështetjes suaj të pabesueshme, Tre Luanët do të luajnë para një stadiumi të mbushur përplot për ndeshjen kualifikuese për UEFA EURO 2020 kundër Kosovës në Southampton FC”, ka shkruar kombëtarja angleze në Facebook, raporton Koha.net.

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në Grupin A për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2020.

Në shtator, Kosova do të udhëtojë për në Angli për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese në kuadër të Evropianit 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme