Inter zbulon fanellet e reja

Inter zbulon fanellet e reja

22 May 2019 11:09

Tashmë zyrtarisht klubi i Interit ka zbuluar uniformën e re për sezonin e ardhshëm 2019-2020.

Bluzat kanë dalë në shitje në dyqanet e "NIKE", teksa përveç vijave klasike vertikale shfaqen gjithashtu në brezin qendror të këmishës, ndërsa pantallona e shkurtra janë të zeza.

Fanella e re është frymëzuar nga uniforma e dytë e viteve 1978-1988, me vija diagonale zikaltër, më të trasha se tek fanella aktuale, ndërsa në gjoks është një thyerje me një shirit vijash vertikale, ku ndodhet edhe logoja e sponsorit historik “Pirelli”.

Kjo uniformë e re do të prezantohet më 26 maj në ndeshjen e fundit të kampionatit në "San Siro" kundër Empolit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme