Sport

Kokëdhembjet e Tites para Copa Americas

Të kesh zgjedhje të mëdha të lojtarëve është një gjë që do të preferonte çdo trajner.

Për Titen është një problem që do të preferonte të mos e kishte.

Seleksionuesi i Brazilit së fundi ka zgjedhur skuadrën e tij për Copa America këtë vit dhe jo befasisht ka përfshirë në të Neymarin dhe Thiago Silvan - dy nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses. Por shumica e kritikave erdhën sa u përket emrave që mungonin, shkruan sot Koha Ditore.

"Është lista më e vështirë që kam përpiluar", ka thënë Tite, pasi publikoi skuadrën për Copa American, që nis më 14 qershor në Brazil. "Nuk po mund të bëja gjumë. Bashkëshortja ime u mundua të më ndihmonte, por nuk po ia dilte. Bëra zgjedhjet, por çdo lojtar tjetër që nuk e kam përfshirë në listë, do të përshtatej po ashtu".

Nuk kishte vend në skuadër për Lucas Mouran, heroin e Tottenhamit, që shënoi tre gola në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, duke e kualifikuar Tottenhamin në finale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)