Sport

Bale: Futbollistët janë si robotë

Descriptive Text

Gareth Bale është duke kaluar një kohë të vështirë në karrierën e tij te Real Madridi.

Se fundmi ai ka thënë se futbollistët janë si robotët, e në një mënyrë të tjerët i komandojnë se duhet të jetojnë, transmeton Koah.net.

“Në një formë jemi si robotë. Na tregojnë ku duhet të jemi, kur duhet të jemi, kur duhet të ushqehemi, kur duhet të shkojmë te trajneri. Në një mënyrë e humb jetën. Nuk zgjedh se çfarë dëshiron të bësh, dhe kur dëshiron ta bësh. Por, e kuptoj plotësisht pse është kështu. Nga një këndvështrim tjetër është se jeta në futboll është shumë e shkurtë e ndonjëherë duhet të sakrifikosh, disa njerëz mendojnë se ja vlen disa jo”, është shprehur Bale për BT Sport.