Napoli s’lejon shitjen e Koulibalyt

Napoli s’lejon shitjen e Koulibalyt

21 May 2019 22:30

Napoli ka refuzuar një ofertë të Manchester United, për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”.

“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë dërguar një ofertë prej 110 milionë eurosh, por drejtuesit e Napolit, e kanë refuzuar atë, transmeton KTV.

Krerët e klubit italian thuhet se i kanë ofruar kontratë të re qendërmbrojtësit që ka kontratë deri në vitin 2020.

Për Koulibalyn, interesim ka shprehur edhe Manchester City.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme