Sport

Giroud zgjat kontratën me Chelsean

Qendërsulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka zgjatur kontratën te klubi londinez edhe për një sezon.

Ai u transferua te “Blutë” në janar të vitit 2018 nga Arsenali dhe deri tash ka shënuar 17 gola në 62 paraqitje.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Me të vërtetë doja qëndrimin edhe për një vit – kam ndjerë se jam pjesë e ekipit, familjes, që nga fillimi dhe shpresoj të vijnë më shumë trofe”, ka deklaruar ai për faqen zyrtare të klubit.