Sport

Pesë shqiptarë tek ekipi U-21 i Zvicrës

Pesë futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen U-21 të Zvicrës për ndeshjen e ardhshme.

Zvicra më 7 qershor luan ndaj Sllovenisë në Aarau, ndërsa përzgjedhësi Mauro Lustrinelli të hënën ka publikuar listën, shkruan Koha Ditore.

Ai ka ftuar Mersim Asllanin, Nedim Bajramin, Toni Domgjonin, Bastien Tomën e Andi Zeqirin.

Për disa prej tyre ka shpresë se mund t'i bashkohen Kosovës. Domgjoni, që luan për Zuerichun, ka deklaruar më parë për gazetën se ende nuk ka vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajë në nivelin senior. Ndërkohë emri i Bastien Tomës është lidhur me një kalim të mundshëm te Kosova. Toma është pjesë e Sionit.