Mkhitaryan mungon në finalen e Ligës së Evropës

Mkhitaryan mungon në finalen e Ligës së Evropës

21 May 2019 12:59

Arsenali ka njoftuar se mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të mungojë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Chelseat.

Kjo për shkak se armeni nuk do të udhëtojë në Baku me klubin, për shkak të çështjeve të sigurisë.

Tensionet politike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kishin shtuar shqetësimet se prezenca e lojtarit në Baku nuk mund të jetë e sigurt dhe tani klubi ka njoftuar se pas bisedimeve me lojtarin dhe familjen e tij ka vendosur të mos e marrë me pjesën tjetër të ekipit.

“Ne i kemi shprehur edhe UEFA-s shqetësimet tona për çështjen. Micki ka qenë lojtar kyç në rrugëtimin tonë drejt finales andaj është humbje e madhe për ne”, ka njoftuar Arsenali. “Po ashtu jemi tejet të shqetësuar që një lojtar mungon në një finale të madhe evropiane në rrethana të tilla, diçka që ndodh kaq rrallë në karrierën e një futbollisti”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme