Kosova vend i talenteve, kompania suedeze vëzhgon futbollistët e rinj

Kosova vend i talenteve, kompania suedeze vëzhgon futbollistët e rinj

21 May 2019 12:52

Kosova është bërë joshëse për menaxherë dhe kompani të ndryshme në Evropë, të cilët po i vëzhgojnë lojtarët kosovarë.

Feisal Noorzay dhe Ben Ademi nga kompania, “LL Sports Management” nga Suedia, ndodhen në Kosovë, ku po i vëzhgojnë nga afër disa futbollistë, emrat e të cilëve nuk kanë dashur t’i bënin publikë, raporton KTV.

Ai tregon edhe emrat e disa lojtarëve të njohur, që janë nën menaxhimin e kompanisë së tij.

Marrëveshjen me disa lojtarë kosovarë, e pohoi edhe Ben Ademi, i cili beson se gjatë verës, do të ketë edhe transferime të disa prej tyre në ekipet evropiane.

Noorzay dhe Ademi, që jetojnë në Suedi, thonë se suksesi i madh i Kombëtares A të Kosovës, ka ndikuar që shumë menaxherë të interesohen për futbollistët kosovarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme