Juventusi me ofertë për Sarrin Foto: Reuters

Juventusi me ofertë për Sarrin

21 May 2019 12:46

Juventusi ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, ndërsa po shikojnë një zëvendësues për Massimiliano Allegrin, raporton "Goal.com" të martën.

Skuadra kampione e Serisë A të Italisë është në kërkim të një zëvendësuesi për Allegrin, ndërsa si kandidatë janë përmendur disa emra të mëdhenj.

Mauricio Pochettino i Tottenhamit, Antonio Conte, ndërsa edhe Simone Inzaghi i Lazios, janë përmendur si kandidatë të mundshëm.

Mirëpo, po pritet që detyra t'i besohet Sarrit. E ardhmja e Sarrit te Chelsea mbetet e paqartë, ndërsa Chelsea do të luajë në finale të Ligës së Evropës kundër Arsenalit mesjavën e ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme