Galtier pasardhës i Deschampsit te Franca

Galtier pasardhës i Deschampsit te Franca

20 May 2019 20:55

Trajneri i Lilles, Christophe Galtier, pritet të zëvendësojë Didier Deschampsin në postin e seleksionuesit të Francës, raporton "Daily Record".

Deschamps është kandidat për të marrë drejtimin e Juventusit dhe është në negociata me krerët e Juventusit tash e disa javë për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Galteri, që është zgjedhur trajneri më i mirë në Ligue 1 të Francës, është takuar me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Francës.

Franca e sheh atë si zëvendësues të Deschampsit.

Krerët e federatës franceze po ashtu janë duke përcjellë edhe situatën e Zinedine Zidanet, pasi është mësuar se trajneri francez ka pasur një mosmarrëveshje me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Galtier ka udhëhequr Lillen këtë stinor drejt pozitës së dytë në Ligue 1 të Francës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme