Sport

Guardiolas i ofrohet kontratë e re pesëvjeçare

Descriptive Text

Manchester City i ka ofruar trajnerit Pep Guardiola një kontratë të re pesëvjeçare me pagë vjetore prej 20 milionë funte (rreth 23 milionë euro), bën të ditur "The Sun" të hënën.

Guardiola këtë edicion ka udhëhequr Manchester Cityn drejt një triplete historike vendore. Me skuadrën fitoi Premier Ligën, FA Cup dhe League Cup. Po ashtu fitoi edhe Superkupën e Anglisë në fillim të stinorit, transmeton Koha Ditore.

Manchester City është bërë ekipi i parë anglez që ka fituar tripletën vendore. Trofeu i vetëm që i iku Guardiolas këtë stinor është ai i Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij u eliminua në çerekfinale nga Tottenhami.

Pas sukeseve të mëdha, krerët e Cityt kanë vendosur të shpërblejnë Guardiolan me një kontratë të re.