Sport

Kroos vazhdon kontratën me Realin

Toni Kroos ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me Real Madridin deri në fund të stinorit 2022-23. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra madrilene në faqen e saj zyrtare të hënën.

Kroos 29-vjeçar ishte një nga kandidatët për t'u larguar nga Reali në verë, por mesfushori gjerman ka vendosur të vazhdojë edhe për katër vite. Real Madridi pritet të shesë disa lojtarë në verë dhe të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, pas një stinori dëshpërues ku përfundoi në vend të tretë në La Liga dhe u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore.

Kroos ishte transferuar te Reali nga Bayern Muencheni në vitin 2014 dhe ka luajtur 233 ndeshje për klubin madrilen, ndërsa ka fituar 11 trofe.