Rasti financiar vë hije në suksesin historik të Man. Cityt

Rasti financiar vë hije në suksesin historik të Man. Cityt

20 May 2019 13:05

Pasi trofeu i FA Cup u ngrit nga lojtarët e Manchester Cityt, piroteknika në stadiumin Wembley nuk vendosi një re mbi tripletën e paprecedentë në Angli, të fituar për herë të parë nga City.

Mirëpo, hija e vetme ka ardhur nga hetimet, nga autoritetet e futbollit, për dokumentet që u publikuan, e që tregojnë se si u formua skuadra më e shtrenjtë e futbollit falë një mekanizmi për t'i ikur rregulloreve që kufizojnë shpenzimet, shkruan sot Koha Ditore.

Një fitore 6:0 ndaj Watfordit të shtunën, e arritur me golat nga katër lojtarë që kanë kushtuar më tepër se 200 milionë dollarë dëmshpërblim, ka siguruar që City të shtojë trofeun e FA Cup te ata të Premier Leagues dhe League Cup, që i ka fituar më herët këtë stinor. Po ashtu, në nismë të stinorit fitoi edhe Superkupën e Anglisë (Community Shield).

Trofeu i vetëm që i ka munguar Manchester Cityt është Liga e Kampionëve, gara nga e cila mund të suspendohet stinorin e ardhshëm.

Manchester City erdhi në Wembley i lëkundur pasi UEFA ka dërguar te trupi vendimmarrës një dokument se si klubi i blerë nga sheikët nga Abu Dhabi ka bërë marifete, duke qëndruar kështu në përputhje me rregullat e Fer Plejit Financiar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme