Lot e gëzime në Mynih, ndërsa Bayerni fiton një titull tjetër

Lot e gëzime në Mynih, ndërsa Bayerni fiton një titull tjetër

20 May 2019 09:31

Së pari erdhën lotët, e më pas gëzimet.

Franck Ribery dhe Arjen Robben shënuan në paraqitjet e tyre të fundit në Bundesligë me Bayern Muenchenin, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit të shtatë rresht, që është rekord, pas fitores 5:1 të shtunën ndaj Eintracht Frankfurtit.

Ribery u nderua për 12 vjet shërbim para ndeshjes dhe Robben për dhjetë vjet, ndërsa gjatë ceremonisë ata u përlotën. Por u shpaguan për atë ceremoni kur u aktivizuan si rezervistë në pjesë të dytë, shkruan sot Koha Ditore.

"Atë që kanë bërë është sensacionale. Ata kanë definuar një epokë", ka thënë trajneri i Bayernit, Niko Kovaç.

Ribery shmangu dy lojtarë të Fraknfurtit para se të ngrinte topin mbi portierin Kevin Trapp për të realizuar në minutën e 72-të. Shtatë minuta më vonë, David Alaba pasoi për Robbenin që plasoi topin në rrjetë nga afërsia.

Kingsley Coman, David Alaba dhe Renato Sanches po ashtu shënuan për të siguruar që Bayerni të mbyllë Bundesligën me dy pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit. Dortmundi triumfoi në xhiron e fundit të shtunën 2:0 në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut, dhe po shpresonte një lëshim nga Bayerni, që nuk erdhi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme