Sport

Fitorja e sotme ia siguroi Feronikelit më shumë se 500 mijë euro fitim

Descriptive Text

Fitorja e sotme e Feronikelit ndaj Prishtinës që ia siguroi triumfin në Superligën e Kosovës në futboll, do t’i sjellë shumë fitime financiare skuadrës nga Drenasi.

Me t’u shpallur kampion, UEFA do ta shpërblejë Feronikelin me më shumë se 450 mijë euro, teksa Federata e Futbollit të Kosovës për kampionin ndan rreth 50 mijë euro.

Paratë e UEFA-s ndahen për shkak të triumfit në Kosovë dhe për pjesëmarrjen në raundin parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se vitin e shkuar, ish-kampioni i Kosovës, Drita, për shkak të ecurisë së suksesshme kishte fituar pak më shumë se një milion euro.