200 mijë euro premi për lojtarët e Feronikelit

200 mijë euro premi për lojtarët e Feronikelit

19 May 2019 20:30

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposhtë FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.

Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

Pas ndeshjet pronari i Niklit, Naser Ramaj u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij dhe në fund tregoi edhe shumën që ka rezervuar për lojtarët e tij, me rastin e fitimit të titullit kampion.

“Sigurisht që jemi të kënaqur. Sukseset nuk kanë munguar te klubi, por mendoj që ekipi e ka merituar këtë. Kemi pasur një ekip super të mirë për këtë sezon, megjithëse prapë planifikojmë që do të ketë përmirësime për fazën e kualifikimeve në UEFA, por ekipin bazë e kemi veçse të kompletuar, kështu që e kemi me meritë këtë fitore. Premia për këtë ndeshje e kapin shifrën diku rreth 200.000 euro", u shpreh Ramaj pas ndeshjes, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme