Pas largimit të Allegrit, Ronaldo kërkon trajnerin italian

Pas largimit të Allegrit, Ronaldo kërkon trajnerin italian

18 May 2019 22:36

Vijojnë kërkesat e Cristiano Ronaldos rreth stafit drejtues të Juventusit.

Ylli portugez raportohet se ka kërkuar nga bardhezinjtë që pasuesi i teknikut Massimiliano Allegri të jetë Carlo Ancelotti. Sipas "Libero", "La Gazzetta dello Sport" dhe "Tv Luna" Ronaldo i kërkoi drejtuesve të Juventusit t'i afrohen Ancelottit.

Një kërkesë që zbulon se respekti mes Ronaldos dhe Ancelottit ka mbetur, ku kujtojmë që italiani stërviti portugezin gjatë kohës që trajnoi Realin e Madridit. Në rast të një akordi me torinezët, Ancelotti do të stërviste për herë të dytë skuadrën e Juventusit. Më parë, ai u ul në stolin e bardhezinjve nga shkurti 1999 deri në verën e vitit 2001, transmeton OraNews.

Megjithatë, ajo që e bën thuajse të pamundur akordin me të është fakti se ai firmosi me Napolin vetëm këtë sezon. Me napoletanët ka një kontratë deri në qershor 2021.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme