Këta lojtarë mund ta zëvendësojnë Icardin nëse largohet nga Interi

Këta lojtarë mund ta zëvendësojnë Icardin nëse largohet nga Interi

18 May 2019 14:55

Pas heqjes së penalizimeve nga UEFA, për merkaton, Interi do të hidhet në sulm për të përmirësuar organikën e ekipit.

Kjo do të ndodhë më së shumti në rast se Mauro Icardi do të largohet nga skuadra.

Shumë nga mediat në Itali e bëjnë fakt largimin e tij këtë verë nga Interi.

Por Inter nuk po rri duarkryq. Ndërsa po shikon disa lojtarë që mund të afrohen si Edin Dzeko, Romelo Lukaku dhe së fundmi ai i Timo Werner.

Sulmuesi gjerman i është shtuar listës së Marottas dhe ka marrë miratimin e Contes.

Werner është pranë largimit nga Leipzik, por pas tij është edhe Bayern Munchen. E gjitha varet nga ardhmja e Icardit pasi vetëm në rast largimi të tij do vendoset se cili do të jetë e ardhmja e sulmit zikaltër./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme