Asllani ka veshur fanellën e përfaqësueses më shumë se çdo shqiptar tjetër

Asllani ka veshur fanellën e përfaqësueses më shumë se çdo shqiptar tjetër

18 May 2019 09:05

Plot 126 paraqitje i ka regjistruar futbollistja Kosovare Asllani me përfaqësuesen e Suedisë. Për nga numri i paraqitjeve, Asllani 29-vjeçare, është bindshëm para të gjithë futbollistëve shqiptarë, atyre që luajnë për Shqipërinë e Kosovën, por edhe për përfaqësueset e tjera.

Shifra prej 126 ndeshjeve për përfaqësuesen A të Suedisë do të shkojë duke u rritur. Asllani është ftuar nga Suedia edhe për kampionatin botëror që mbahet në Francë prej 7 qershorit deri më 7 korrik, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo pritet të jetë prej lojtareve kryesore të Suedisë në këtë ngjarje të madhe.

Kosovare Asllani ka lindur në Suedi, por me prejardhje është nga Kosova. Për Suedinë luan që nga viti 2008, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës suedeze Linkopings. Karriera e saj në futboll është e pasur e me suksese.

Sipas të dhënave zyrtare të Federatës së Futbollit të Suedisë, Asllani ka shënuar 32 gola në këto 126 ndeshje. Suedia ka 70 fitore me Asllanin në fushë, 24 barazime e 32 humbje. Mesfushorja ofensive i ka edhe katër paraqitje për U23 të Suedisë, 15 paraqitje për U-19 të Suedisë dhe gjashtë paraqitje për U17 të Suedisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme