Sport

Feronikeli e Prishtina janë gati për 90 minutat finalë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Të dielën do të caktohet kampioni i ri i Kosovës në futboll. Si rrallë herë e në pak vende, gara për titull vendoset me një përballje direkte të dy skuadrave të vetme pretendente për titull.

Vendoset me një superfinale, që zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 16:00. Përballë do të jenë Feronikeli i Drenasit dhe Prishtina, shkruan sot “Koha Ditore”. Bëhet fjalë për dy skuadrat që vlerësohet se kanë shfaqur më së shumti këtë edicion dhe që janë vlerësuar kandidate për titull prej fillimit të edicionit.

Në superfinale skuadra vendase nga Drenasi futet në një situatë më të favorshme. Luan në shtëpi, do ta ketë përkrahjen më të madhe të tifozëve dhe i ka dy pikë më tepër se Prishtina. Kështu Feronikelit i mjafton barazimi për të fituar titullin e tretë në histori, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja për të festuar titullin për herë të parë që nga viti 2013.

Me pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, gara për titull ka fituar shumë në peshë. Skuadrat e mëdha, ato që po investojnë më shumë, po e kërkojnë me ngulm titullin që siguron paraqitjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Paraqitja në “Champions” sjell qindra e mijëra euro për klubet dhe po ashtu favore të tjera. Këtë vit vlera e titullit vlerësohet më e madhe, pasi raundi paraeliminator i “Championsit” do të luhet në Prishtinë, kështu që gjasat e kampionit të Kosovës për të kaluar në raundin e parë kualifikues vlerësohen të mëdha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)