Juventusi mund t’i bëjë favor Milanit nëse e mposht Atalantan

Juventusi mund t’i bëjë favor Milanit nëse e mposht Atalantan

17 May 2019 23:37

Vendi i parë dhe i dytë në elitën e futbollit italian është i vendosur tash e disa javë, me Juventusin dhe Napolin, kampion e nënkampion.

Por, kush do t’u bashkohet këtyre dy ekipeve në Ligën e Kampionëve vitin tjetër, ende nuk dihet.

Interi i vendit të tretë nuk e ka të sigurt ende vendin për “Champions”.

Të dielën në ora 20:30, e luan takimin në udhëtim te Napoli në “San Paolo”. Për t’u kualifikuar në fazën e grupeve vitin tjetër, Interit i duhet vetëm një fitore.

Napoli, në radhët e veta do ta ketë të rikthyer Insignen dhe Mertensin që munguan në fitoren kundër SPAL-it javën e kaluar, kurse Diaëara, Chiriches, Maksimoviq dhe Ounas janë të lënduar.

Interi, nga ana tjetër, do të luajë pa holandezin e mbrojtjes, Stefan de Vrij, kurse nga suspendimi janë kthyer Brozoviq dhe D’Ambrosio.

Vendi i tretë Atalanta që ka 65 pikë në vendin e katërt, një më pak se Interi, të dielën në 20:30 po ashtu do të luajë në stadiumin e Juventusit, transmeton “Sporti në KTV”.

Atalanta e humbi mundësinë që ta fitojë Kupën e Italisë dhe tani e kërkon vendin e katërt.

Bianconerët janë mposhtur 2:0 nga Roma në “Olimpico” javën e kaluar, që ishte humbja e tretë e sezonit, por mundet që me një fitore, t’i ndihmojë Milanit apo Romës në objektivin e këtij sezoni.

Atalanta, nëse fiton në finalen e parafundit, atëherë i duhet vetëm edhe një pikë për ta siguruar vendin në garën më të fortë për klube në Evropë, për herë të parë në histori.

Fitorja e fundit e Atalantas në Serie A kundër Juventusit ishte në shkurt të vitit 2001, ndërsa nuk kanë fituar në Torino që prej vitit të largët 1989.

Megjithatë, ishte skuadra e Gasperinit që e eliminoi Juven nga Kupa në muajin janar, pas triumfit 3:0.

Milani do të ketë punë më të lehtë pasi luan kundër Frosinones që është larguar nga elita e futbollit italian, kurse Sassuolo në shtëpi e pret Romën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme