Sport

Allegri largohet nga Juventusi

Descriptive Text

Juventusi ka njoftuar se kryetrajneri Massimiliano Allegri do të largohet në fund të stinorit 2018-19.

E ardhmja e Allegrit te Juventusi ishte vënë në dyshim pas eliminimit të skuadrës kampione të Italisë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi, transmeton Koha Ditore.

Gjatë pesë viteve të Allegrit në klub, Juventusi ka arritur në dy finale, duke humbur të dyja. Por, me të ka dominuar në kampionatin italian.

“Massimiliano Allegri nuk do të jetë në bankinën e Juventusit në stinorin 2019-20. Trajneri dhe presidenti Andrea Agnelli do të paraqiten së bashku në konferencë për media, nesër në ora 14:00", është njoftuar në faqen zyrtare të Juventusit të premten.