Sport

Kaos në Serie B, Palermo mes A-së dhe C-së

Nuk është e thjeshtë për skuadrën e futbollit italian Palermo.

Me stinorin e rregullt të përfunduar dhe ndeshjet e plejofit për ngjitje në Serie A duke u afruar, Palermo po pret të shohë nëse do të garojë për një vend në Serie A, të përfundojë në Serie B apo edhe më keq, do të largohet për në Serie C, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP.

Klubi, më i vjetri në Sicili, është dënuar me rënie në Serie C nga Federata e Futbollit e Italisë për parregullsi financiare, mirëpo ka apeluar vendimin.

Nëse skuadra del e suksesshme në gjykatë, atëherë do të luajë në plejof për ngjitje në Serie A, pasi ka përfunduar në vend të tretë në stinorin e rregullt në Serie B.

"Si lojtarë te Palermo Calcios ne kërkojmë të drejtën për të qenë në gjendje të fitojmë në fushë, derisa presim së paku për vendimin e Apelit në Gjykatën Federale. Në atë pikë do të pranojmë vendimin sido që të jetë. Por deri atëherë do të bëjmë që të dëgjohet zëri ynë në çdo vend të mundshëm dhe adekuat, pasi na është vjedhur dinjiteti. Na kanë vjedhur të drejtën e djersës për një synim", është thënë këtë javë në një komunikatë të lëshuar nga Palermo....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)