“Griezmanni nuk është zëvendësues i Coutinhos te Barça”

“Griezmanni nuk është zëvendësues i Coutinhos te Barça”

15 May 2019 22:05

Antoine Griezmann nuk do ta zëvendësojë Philippe Coutinhon te Barcelonës në fund të këtij sezoni, sipas agjentit të yllit brazilian.

Coutinho ka dështuar të tregojë formën e lart te Barça që nga transferimi nga Liverpooli në janar të vitit 2018 për 160 milionë euro, transmeton Koha.net. Braziliani ka shënuar vetëm pesë gola në 34 ndeshje derisa ka dështuar të sigurojë pozitën e titullarit.

Por, përkundër kësaj agjenti i tij Andrea Bertolucci thotë se Griezmanni s’do e zëvendësojë Coutinhon.

“Është e pavërtetë që Griezmanni do ta zëvendësojë Coutinhon te Barcelona. Nuk e di se pse po e thonë këtë. Nuk dua të flas më tepër, por është gënjeshtër”, ka thënë Bertolucci për AS.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme