Ajaxi shpallet kampion, ia dedikon Nourit

Ajaxi shpallet kampion, ia dedikon Nourit

15 May 2019 21:42

Ajaxi është shpallur kampion i Holandës.

Ky është titulli i 34 që përkon edhe me numrin e ish-yllit të kësaj skuadre, Appie Nouri, transmeton Koha.net.

E këtë titull Ajaxi ia ka dedikuar Nourit, i cili kishte pësuar lëndime në tru, dhe një kohë kishte qëndruar në komë.

“Kjo është për ty numër 34. Qëndro i fort Appie”, ka shkruar Ajaxi në një postim në Twitter.

Ajaxi u shpall kampion pas fitores prej 1 me 4 ndaj Graafschapit, duke mbledhur 86 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme