Formacionet zyrtare Llapi – Feronikeli dhe Prishtina - Trepça ‘89 Foto: Koha

Feronikeli e Prishtina nuk gabojnë, titulli vendoset në ndeshjen mes tyre

Liridon Haziri 15 May 2019 15:33
18:04

Dy rivalët direkt për titull në elitën e futbollit kosovar, Feronikeli e Prishtina kanë shënuar fitoret e radhës.

Feronikeli fitoi derbin ndaj Llapit në udhëtim, 1 me 3, transmeton Koha.net. Derisa Prishtina e mposhti në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat prej 2 me 0.

Prekazi i dha epërsinë Feronikelit duke shënuar në minutën e 18. Megjithatë vendasit barazuan shpejtë shifrat përmes Alidemës, që shënoi nga penaltia pas tre minutave.

Në pjesën e dytë Feronikeli u tregua më efikase duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Ishin Mendurim Hoti e Kastriot Rexha që shënuan në pjesën e dytë për t’ia siguruar pikët e plota liderit Feronikelit.

Në sfidën tjetër Prishtina e mposhti Trepçën ’89 me rezultat prej 3 me 0.

Të dy golat klubi nga kryeqyteti i shënoi në pjesën e dytë.

Mankenda, Abdul Basit e Morina shënuan golat në këtë takim për Prishtinën.

Kampioni i Kosovës në futboll do të përcaktohet në xhiron e fundit në “Rexhep Rexhepi” ku Feronikeli e pret Prishtinën.

Kjo është tabela aktuale në Superligë.

Image
17:32

Tifozët e Llapit lëshojnë stadiumin

Tifozët e Llapit kanë lëshuar stadiumin pas dyfishimit të epërsisë nga ana e Feronikelit, transmeton KTV.

Feronikeli është duke fituar me rezultat prej 1 me 3 ndaj Llapit.

17:22

Feronikeli dyfishon epërsinë ndaj Llapit

Feronikeli ka dyfishuar epërsinë ndaj Llapit.

Ishte Mendurim Hoti ai që shënoi për epërsinë e Feronikelit, 1 me 2, transmeton Koha.net. Ai shënoi në minutën e 55.

Derisa për 1 me 3 shënoi Kastriot Rexha.

17:19

Prishtina në epërsi ndaj Trepçës ’89

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen e parafundit në kampionat.

Ishte Mankenda që i dha epërsinë Prishtinës, duke shënuar në minutën e 48, transmeton Koha.net.

16:26

Dy gola të shpejtë në derbin Llapi – Feronikeli

Ka filluar furishëm derbi i sotëm ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.

Të dy ekipet shënuan nga një gol në minutat 18 e 21, transmeton Koha.net.

Ishte Feronikeli që së pari kaloi në epërsi përmes Prekazit.

Derisa vendasit barazuan shifrat përmes Festim Alidemës, që shënoi nga penaltia.

15:33

Formacionet zyrtare Llapi – Feronikeli dhe Prishtina - Trepça ‘89

Sot prej orës 16:00, Llapi pret në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë Feronikelin,  ndërsa Prishtina në stadiumin "Fadil Vokrri" Trepçën '89, në kuadër të xhiros së parafundit të kampionatit të Kosovës në Futboll.

Ekipet tashmë kanë zbuluar formacionet zyrtare:

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme