Loftus-Cheek synon të bëhet lider i Chelseat, siç ishte Terry

Loftus-Cheek synon të bëhet lider i Chelseat, siç ishte Terry

15 May 2019 09:40

Roben Loftus-Cheek dëshiron të shkojë hapave të John Terryt dhe të shndërrohet në lider të skuadrës së Chelseat. Mesfushori i Anglisë e ka përcjellë nga afër ish-kapitenin e Chelseat, Terry, pasi para pesë vjetësh debutoi me ekipin e parë. Atëbotë Terry ishte në përfundim të karrierës aktive, por Loftus-Cheek insiston se u inspirua shumë nga ai. Thotë se në çdo stërvitje ka Terryn si pikë referimi.

23-vjeçari në edicionin e sapopërfunduar ishte ndër lojtarët më të dalluar te Chelsea. Besimin e trajnerit italian Maurizio Sarri e ka shpërblyer me dhjetë gola e pesë asistime në 40 paraqitje, shkruan sot Koha Ditore.

"Terry ka qenë lideri më i mirë që e kam parë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj", thotë Loftus-Cheek. "Terry gjithmonë i ka organizuar gjërat për t'ua lehtësuar punën të tjerëve. Në fushë ka qenë shumë i zëshëm dhe lojtar me karakter. Falë tij, e gjithë mbrojtja është ndier e sigurt".

Sipas tij, Chelsea e ka të pamundur të zëvendësojë një lider si Terry. Loftus-Cheek insiston se ish-mbrojtësi ka qenë dhe mbetet njëri prej lojtarëve më profesionistë në "Stamford Bridge".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme