Një ekip korean synon mrekullinë në futbollin spanjoll

Një ekip korean synon mrekullinë në futbollin spanjoll

15 May 2019 14:08

Futbollistët e Qum FC flasin pak gjuhën spanjolle, por ekipi i përbërë tërësisht nga futbollistët emigrantë të Koresë së Jugut nuk do të lejojë që pengesa gjuhësore ta ndalojë atë derisa po përpiqet që përmes ligave më të ulëta të Spanjës të realizojë ëndrrën, e që një ditë të përballet me Real Madridin e Barcelonën.

Qum, që ndryshe përkthehet si "ëndërr", nuk është ekipi i vetëm refugjatësh që bën gara në ligat spanjolle, por ajo që e bën të veçantë është se shumica e lojtarëve kanë gjetur shpresë të re mbi dhjetë mijë kilometra larg shtëpisë pas mashtrimeve nga agjentët e paskrupullt, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë muaj, ekipi ka arritur promovimin e dytë rresht, pasi ka përfunduar në pozitën e parë në ligën qendrore të regjionit Castilla-La Mancha. Kjo do të thotë se Qum FC nga stinori i ardhshëm do të luajë në ligën e tretë spanjolle, që llogaritet profesioniste.

"Do të jetë emocionale për popullin korean nëse një ekip korean sikurse Qum FC do të luajë në Kupën e Spanjës përballë një kundërshtari të fortë", ka thënë presidenti dhe themeluesi i klubit, Daeho Kim, një sipërmarrës i Koresë së Jugut dhe një adhurues i madh i futbollit spanjoll.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme