Sport

Tiger Woods synon debutimin në Lojërat Olimpike

Fituesi i pesëmbëdhjetë turneve të mëdhenj në golf, Tiger Woods, po planifikon të bëjë debutimin në Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm në Tokio.

Woods, që i ka dhënë fund pritjes 11-vjeçare duke fituar një turne të madh muajin e kaluar në serinë Masters, humbi rikthimin e golfit në programin olimpik në "Rio 2016", pasi pati probleme me lëndimet. Duke folur para US PGA Championship që nis këtë fundjavë, Woods 43-vjeçar ka thënë se nuk ka edhe shumë mundësi të tjera për të përfaqësuar vendin e tij në Lojërat Olimpike, shkruan sot Koha Ditore.

"A do të pëlqeja të luaj në Lojërat Olimpike? Sigurisht se po", ka thënë Woods, që është numër gjashtë në renditjen botërore. "Do të ishte paraqitja ime e parë. Të shkoj atje dhe të futem në skuadër do të jetë e vështirë. Nëse luaj mirë në ngjarje të mëdha, siç kam bërë këtë vit, atëherë gjërat do të rregullohen vetë".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)