Shqiptarët që mbyllën stinor të ëndrrave

Shqiptarët që mbyllën stinor të ëndrrave

15 May 2019 12:01

Rritja që pretendohej se do ta bënte Milot Rashica me kalimin nga kampionati i Holandës në atë të Gjermanisë, më në fund është duke ndodhur. Rashica 22-vjeçar është dashur të presë pak më shumë për të shpërthyer në Bundesligë, ndonëse potenciali i tij asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Te Werder Bremeni kanë shprehur pakënaqësi herë pas here me Rashicën, por kanë pasur durimin për të pritur shpërthimin e tij.

Dhe tash Rashica është prej lojtarëve kryesorë të skuadrës që po ka edicion shumë të suksesshëm në Bundesligë. Rashica në edicionin 2018\19 ka pasur ngritjen më të madhe prej futbollistëve shqiptarë, të paktën prej atyre të njohur. Por ka shumë futbollistë shqiptarë që po i afrohen fundit apo kanë përfunduar tashmë një edicion shumë të suksesshëm për ta, shkruan sot Koha Ditore.

Milot Rashica

Në janar të vitit të kaluar Rashica la Vitessen e Holandës, ku kishte bërë emër, për hapin e madh në karrierë, kalimin në një top-ligë evropiane. Vendosi për Werder Bremenin, skuadrën mesatare të Gjermanisë dhe në pjesën e parë të edicionit shfaqi pak. Në klub kishin rezervat e tyre të mëdha lidhur me kontributin e reprezentuesit të Kosovës në repartin defansiv. Vlerësohej se merrte vendime të gabuara në fushë dhe se në aspektin defensiv ishte larg nivelit të kërkuar në Bundesligë. Kritikat ndaj tij ishin edhe publike.

Xherdan Shaqiri

Për shifrat aktuale, Xherdan Shaqiri u ble fare lirë verën e kaluar nga Liverpooli. Transferimi i tij nga Stoke City i kushtoi Liverpoolit 13 milionë funte. Jo të gjithë kishin besimin se Shaqiri do të ishte i vlefshëm për Liverpoolin, aq më tepër që vinte nga një skuadër e vogël që nuk kishte siguruar ekzistencën në elitë. Por Juergen Klopp kishte idetë e tij e Shaqiri kishte besimin se mund t'ia dalë te gjiganti anglez. Dhe ia doli...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme