Bullgaria mobilizohet, Kosovën e pret me legjendën Balakov në krye

Bullgaria mobilizohet, Kosovën e pret me legjendën Balakov në krye

15 May 2019 10:01

Një prej emrave më të njohur të sportit bullgar, Krasimir Balakov, ka marrë të martën drejtimin e përfaqësueses së Bullgarisë në futboll. Bullgaria ishte kundërshtarja e parë e Kosovës në eliminatoret për "Euro 2020".

Më 25 mars në Prishtinë, në një ndeshje të dominuar nga Kosova, Bullgaria mori barazimin 1:1. Bullgarët kishin barazuar edhe me Malin e Zi më 22 mars në Sofje, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja ndaj Kosovës ishte e fundit për Petar Hubchevin si përzgjedhës i Bullgarisë. Ai nuk e ka pasur përkrahjen e madhe të mediave bullgare, ndërsa ka lënë postin e përzgjedhësit për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe bullgare. Që nga ndeshja me Kosovën është pritur një lëvizje në postin e përzgjedhësit të Bullgarisë, lëvizje që është zyrtarizuar të martën.

Balakov do të debutojë në postin e përzgjedhësit më 7 qershor ndaj Çekisë, ndërsa menjëherë më 10 qershor Bullgaria e pret Kosovën në Sofje.

Balakov ende është trajner i skuadrës bullgare Etar, ku luan futbollisti kosovar Florent Bojaj. Ai do të nisë punën te Bullgaria me të përfunduar edicioni aktual.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme