Ylli francez, Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madridi.
Raportohet se klauzolën e tij prej 125 milionë euro është e gatshme që ta paguajë Barcelona, transmeton Koha.net.
Përmes faqes zyrtare ai e ka konfirmuar se ndeshja e së shtunës ndaj Levantes do të jetë e fundit në fanellën e klubit madrilen.
“Kanë qenë pesë vite të jashtëzakonshme, faleminderit shumë për gjithçka. Gjithmonë do të jeni në zemrën time. Faleminderit Atletico, do të filloj një sfidë të re”, ka thënë ndër të tjerash Griezmann.
.@AntoGriezmann: "Han sido cinco años increíbles; muchas gracias por todo, os llevo en el corazón". pic.twitter.com/9XorY05u1T
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 14, 2019
-
15 maj 2019 00:35
-
Shpërndaje në: