Hadërgjonaj falënderon Zvicrën, i gatshëm të luajë ndaj Malit të Zi

Hadërgjonaj falënderon Zvicrën, i gatshëm të luajë ndaj Malit të Zi

14 May 2019 20:47

Florent Hadërgjonaj, do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Kosovës, për ndeshjen e radhës me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Futbollisti i Huddersfieldit, në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se Zvicra, i ka dhënë leje që t’u bashkohet “Dardanëve”, transmeton KTV. 

“Të dashur fansa! Pasi e kam shqyrtuar mirë, kam vendosur që të luaj me Kombëtaren e Kosovës. E falënderoj Zvicrën për mbështetjen që ma ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe për lejen që më dhanë të luaj për Kosovën. Fat të mirë Kombëtares së Zvicrës në Portugali”, shkroi Hadërgjonaj.

24-vjeçari mund të debutojë me Kosovën, në ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme