Sport

Lojtarët e Monacos premtojnë të japin gjithçka në ndeshjen kthyese

Monaco pësoi në shtëpi 0 me 2 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, por lojtarët e klubit francez kanë premtuar të japin gjithçka nga vetja.

Kapiteni i Monacos, Fabinho pas takimit ka thënë se Juve e meritoi plotësisht fitoren, por ende s’ka përfunduar asgjë.

“Ata ishin më të mirë dhe merituan fitoren. Megjithatë, ne do të japim gjithçka në ndeshjen e kthimit. Nuk mund të na përjashtoni plotësisht pasi kemi sulm të mirë”, është shprehur Fabinho, transmeton Koha.net.

Kurse mesfushori Bernardo Silva ka thënë se do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

“Nuk ishte e lehtë të gjenim hapësirë ndaj njërit prej ekipeve më të mira në Evropë. Do të jetë shumë e vështirë tani, por asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Silva.